Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Aleksandra Kirova dhe Mimoza Bexheti, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Veshjet dimërore” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Për realizimin e aktiviteteve ditore Leshi dhe Pambuku, nxënësit luajtën lojëra të ndryshme me qëllim që të njoftohen me temat ditore. Diskutuan për materialet që përdoren tek veshjet e dimrit dhe cilësitë e tyre si dhe me to krijuan disa punime në formë të veshjeve.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: zbulimi i rolit dhe rëndësisë së llojeve të ndryshme të materialeve prej tekstili për njeriun në kushte dimërore, sensibilizimi nxënësve për zbulimin e specifikave të llojeve të ndryshme të materialeve, aftësimi i nxënësve për përdorim kreativ të materialeve lesh dhe pambuk, kultivimi i klimës pozitive socio-emocionale në grup si dhe zhvillimi i qasjes së përgjegjshme dhe aktive ndaj detyrave në grup.