Më 7 qershor, 2012 në hapsirat e SHFK Rajko Zhinzifov – komuna Çair, Shkup u realizua shfaqja e parë e nxënësve me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Shfaqja e titulluar “Buqeta më e bukur” u përgadit nga ana e nxënësve të klasës së parë dhe arsimtareve përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore në suaza të projektit Nansen modeli për arsimim të integruar. Në envenimentin ishin prezent një numër i madh i mysafirëve si dhe përfaqësues të departamentit për arsim nga komuna e Çairit, ekipi i QDN Shkup, drejtoria e shkollës si dhe një numër i madh i arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve. Shfaqja u ndoq me një vëmendje të veçantë nga të pranishmit të cilët e përshëdetën inicijativën për organizimin e envenimeteve të këtij lloji për të shënuar fundin e vitit shkollor.