Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Liljana Stavreska, Bastri Ristemi dhe Gordana Mojsoska, me nxënësit e klasës së shtatë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Shekulli XXI në ritmin e muzikës, skena muzikore botërore” nga Sekcioni i muzikës i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Tema e aktivitetit ditor ishte “Festivalet”, nxënësit diskutuan së bashku dhe shkruan fjalë që i asocojnë me temën. Të ndarë në grupe, nxënësit realizuan aktivitetin Unë në rolin e jurisë së festivalit. Secili grup përpiloi nga një rang listë të 3 këngëtarëve më të mirë dhe hiteve nga viti 2018.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e klimës emocionale pozitive në grup, nxitja e potencialeve krijuese te nxënësit nëpërmjet të krijimtarisë dhe të shprehurit të pavarur muzikor dhe sensibilizimi i nxënësve për identifikimin e komponentit estetik dhe vlerave artistike te llojet e ndryshme të realizimeve muzikore.