(17.05, 2010) Me rastin e 17 Maj-it, Ditës së konstituimit të Norvegjisë, në shenjë falënderimi ndaj donatorit dhe finansuesit të projektit, Shkolla fillore dygjuhësore e integruar, në ambientet e shkolles organizoi një manifestim solemn i përkrahur me një fjalim të shkurtër të drejtorit ekzeklutiv të NDC – Shkup, Sashko Stojkovski dhe Kryetarit të Komunës Jegunovce, Toni Kocevski.
Urimet, falënderimet dhe dëshirat e shkolles ndaj popullit Norvegjez do t’i përcjell Zonja Bente Knagenhelm, përfaësuese e menaxhmentit të rrjetit Nansen nga Norvegjia e cila na denjoi me praninë e saj me rastin e kësaj ngjarje.
E tërë kjo do të dukej tepër serioze poqese nxënësit nuk do të kishin ngatrruar gishtat e tyre. Për habi të të gjithë miqëve dhe prindërve si dhe me përkrahjen e arsimtareve të tyre dhe ekipit të NDC – Shkup, ata evokuan kujtimet e tyre nga fitorja e vitit të kaluar të Norvegjisë në Eurovizion.
Si profesionalist të vërtetë, Sara Simovska, Anita Aliti dhe Driton Fejzuli, në rolin e Elena Ristevska nga Maqedonia, Kejsi Tola nga Shqipëria dhe Aleksandar Rubek nga Norvegjia, i prezentuan shtetet e tyre dhe i fituan simpatitë, habitë dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Ngjarjen e mbylli Zonja Bente Knagenhelm e cila shkurtimisht foli për rëndësinë e kësaj dite për Norvegjinë, falënderimin për ftesen dhe premtimin se në konkurimin për këngën në Eurovizin 2010, në Oslo do të votojë për Mqedoninë duke shtuar se ky Eurovizion icili po realizohet në këtë shkollë është më i bukur sepse po ekzekutohet prej fëmijëve. Ndërsa tani po Ju lëmë që nëpërmjet të fotografisë edhe Ju të jeni pjesë e shënjimit të kësaj dite dhe të Këtij Eurovizioni tonë fëmijëror.