• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Promovimi on-line i eduresurs.mk

Me kënaqësi ju njoftojmë se me datë 07.04.2021. u promovua platforma e parë edukativo-arsimore interkulturore, si produkti i fundit i Qendrës për Dialog Nansen Shkup. Qendra për Dialog Nansen Shkup […]

Aktivitete interkulturore në gjysëm vjetorin e dytë

Nga 15.02.2021 mësueset dhe profesorët nga shkollat në gjithë vendin kanë filluar të realizojnë aktivitete me elemente interkulturore. Iu dëshirojmë edhe shum aktivitete të tjera interesante!

Donacion për shkollat nga QDN Shkup dhe Ambasada e Norvegjisë në Beograd

Përballë shumë sfidave të cilat i imponoi përditshmëria jonë në kushte pandemie, është veçanërisht e rëndësishme të mos harrojmë ata që kanë më shumë nevojë për kujdes, mbrojtje dhe vëmendje – fëmijët.

Qendra për dialog Nansen Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me qendër në Beograd, së bashku siguruan dhe përgatitën një donacion prej 100 paketave me dezinfektues dhe produkte higjienike për disa shkolla fillore në vend.

Shkollat nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Manastiri, Krusheva, Borina, Kanatllari dhe Konçe janë partnerë të dëshmuar për shumë vite në zbatimin e Modelit Nansen për arsim interkulturor dhe sinqerisht shpresojmë se kjo ndihmë simbolike do të kontribuojë për një vit shkollor më të sigurt dhe për mbrojtje të shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Promovim Libër bashkëbisedimesh maqedonisht-shqip / shqip-maqedonisht

Qendra për Dialog – Nansen, si një organizatë joqeveritare, por shumë e suksesshme, prore ka promovuar dhe po promovon vlera për një arsim sa më cilësor duke i mbështetur në ndërkulturalizëm dhe kohezion ndëretnik. Ky Libër bashkëbisedimesh maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht është projekt që u mbështet edhe nga Komisari i Lartë i Pakicave Kombëtare ndërsa e hartuan dy autorë, që të dy profesorë universitarë: prof. dr. Berton Sulejmani dhe prof. dr. Veselinka Labroska.

Promovimi i doracakut „101 lojëra”

Qendra për Dialog Nansen Shkup, me kënaqësi të veçantë njofton promovimin e doracakut „101 lojëra” të krijuar dhe të përgatitur nga ana e ekipit të QDN Shkup. I njëjti përmban lojëra të ndryshme argëtuese, të lehta dhe interesante, të përshtatshme për të gjithë grupmoshat. Lojërat e ofruara në këtë doracak janë të shumëllojshme dhe mund të aplikohen si në ambientin shkollor, ashtu edhe në ambientin shtëpiak, familjar.

Fundi i gjysëmvjetorit të parë në vitin shkollor 2019/2020

Së shpejti, në mënyrë të gëzuar dhe të hareshme po përfundon edhe një gjysëm vit shkollor interkulturor, falë përkushtimit, motivimit, energjisë pozitive, mundit dhe dashurisë së tandemeve të mësimdhënësve, nxënësve, […]

Aktiviteti përfundimtar dhe ndarja e diplomave

Më 31 maj 2019, mësimdhësit Zujca Stojanova dhe Deniz Rexhepov së bashku me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin përfundimtar jashtëmësimor sipas modelit Nansen për vitin shkollor 2018/2019.Në oborrin e shkollës, nxënësit luajtën lojëra të ndryshme me karakter garues, qëllimet e të cilave ishin nxitja e nxënësve për të bërë ushtrime, zhvillimi i ndjenjës për realizim estetik të lëvizjeve dhe stimulimi i nxënësve për kryerje të ushtrimeve në mënyrë të drejtë. Të gjithë nxënësit morën pjesë aktive në aktivitet dhe treguan frymë sportive të shkëlqyer. Në fund të aktivitetit, me qëllim të shënimit të përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor, nxënësve iu ndanë diploma për pjesëmarrjen në aktivitetet e modelit Nansen për arsim interkulturor.QDN Shkup ju dëshiron verë të lumtur dhe zbavitëse!

Fotografitë e nxënësve janë shpallur pas sigurimit të pëlqimit nga ana e prindërve/kujdestarëve të tyre.

Arkivi