Më 18 dhjetor, 2013, prindërit e nxënësve nga komuniteti etnik tuk dhe maqedonas nga shkolla fillore “Goce Delçev” në komunën Konçe morën pjesë në punëtorinë e parë kreative të organizuar nga kuadri arsimor i inkuadruar në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar- Zujca Stojanova, Deniz Rexhepov dhe Bujamin Abdurramanov. Punëtoria kreative është pjesë e programit vjetor për bashkëpunim me prindër në suaza të Nansen model shkollave. Gjatë punëtorisë, prindërit krijuan dekorime me rastin e festave të fund vitit për klasën dhe për korridorin shkollor.