Në periudhën tetor- nëntor, 2013, dy punëtori edukative u organizuan në suaza të shkollës fillore “Sehmshovë” (Fridtjof Nansen) me prindërit e komunitetit etnik maqedonas dhe shqiptar në temat: “Arsyet pas gënjeshtrave tek fëmijët” dhe “Frika tek fëmijët”. Punëtoria u përgatit dhe u realizua nga mësimdhënëset e inkuadruara në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar Snezhana Misajloska dhe Abibe Mustafi.
