• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Programet për nxënës

Hyrje

Aktivitetet jashtëmësimore janë urë nëpërmjet cilës nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike kanë mundësi dhe hapësirë për takime të përditshme, për komunikim spontan dhe të lirë, për bashkëpunim, ndihmë, mësim reciprok dhe shoqërim. Gjatë përgatitjes së aktiviteteve jashtëmësimore është e domosdoshme të parashtrojmë pyetjet: Cilat dhe në çfarë lloji aktivitetesh do të dëshironin të marin pjesë fëmijët? Si duhet të organizohen aktivitetet me qëllim që të tërheqin vëmendjen dhe të motivojnë fëmijët? Cilat fusha dhe sfera nxisin interesin dhe kërshërinë e nxënësve?

Duke e ditur se në procesin e rregullt mësimor gjithmonë mungon hapësire për aktivitete dhe projekte për lojë dhe hulumtim, ndërsa me qëllim të tejkalimit të kësaj gjendje në klasat tona, aktivitetet jashtëmësimore u dëshmuan si zgjidhje dhe formë e shkëlqyeshme për organizimin e aktiviteteve të begatshme, motivuese, aktivitete loje nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë nxënësit, si dhe në vazhdimësi të stimulohet motivimi i tyre për realizimin e tyre. Mu për këtë arsye, situatat e ndryshme janë baza përmes së cilës vjen deri tek bashkëpunimi i drejtpërdrejtë, afrimi dhe shoqërimi mes nxënësve me prejardhje të ndryshme etnike.

Orari i aktiviteteve përcaktohet nga arsimtarët përgjegjës por është me rëndësi të theksohet se ai është tejet fleksibil dhe gjithmonë duhet pasur parasysh ndodhitë aktuale në shkollë ose ngjarjeve më të rëndësishme të nivelit lokal ose komunal.

Aktivitetet jashtëmësimorë duhet të jenë në funksion të zhvillimit të talenteve të fëmijëve, shkathtësive, aftësive si dhe në drejtim të përforcimit të vetëbesimit të tyre, pasqyrës pozitive për ata por edhe të raporteve pozitive dhe imazhit pozitiv për shkollën.

Roli i nxënësve

Nxënësit dhe prindërit janë partnerët kryesor dhe më të rëndësishëm, mbështetës dhe promovues të modelit Nansen për arsim interkulturor. Kujdes i posaçëm i kushtohet raporteve ndaj nxënësve si subjekt i barabartë për formësimin dhe krijimin e aktiviteteve, sikur në procesin e rregullt mësimor, po ashtu edhe në përmbajtjet jashtëmësimore. Gjatë hartimit të përmbajtjeve jashtëmësimore, duhet respektuar njohuritë paraprake, dëshirat, interesimet dhe aftësitë e nxënësve. Mu për këto arsye, në suaza të përmbajtjeve jashtëmësimore vazhdimisht duhet promovuar qasja e individualizuar, ku ndërlikueshmëria e detyrave do të korrespondon me mundësitë zhvillimore të nxënësve, por në të njëjtën kohë do të kenë edhe një “dozë” të vogël të përmbajtjeve të cilat do të jenë në funksion të nxitjes së zhvillimit, d.m.th. do të jenë në zonën e zhvillimit të ardhshëm. Realizimi i drejtpërdrejtë i përmbajtjeve të integruara jashtëmësimore, qartë na shpie në përfundim se përmbajtjet e planifikuara ditore (në kuadër të të gjitha sekcioneve të parapara) janë ndërtuar dhe prezantuar në nivele të ndryshme të ndërlikueshmërisë, gjithnjë me qëllim që nxënësit në mënyrë të pavarur të mund të vijnë deri tek prodhimi, rezultati i dëshiruar final. Detyra e arsimtarëve është që të vlerësojnë se me çfarë shpejtësie dhe dinamike secili nxënës do të mund të realizojë qëllimin e përcaktuar, ndërsa me këtë rast të mos të dekurajohet dhe demotivohet për shkak të ndërlikueshmërisë së aktiviteteve rrjedhëse.

Rezultatet nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore

  • Komponenti i përmirësuar dhe i pasuruar didaktik në të gjitha grupet, sendërtimi i njohurive, fitimi i shkathtësive për qasje të suksesshme ndaj kulturave tjera, dominimi i aktiviteteve interaktive dhe puna në grupe, qasje e individualizuar ndaj secilit nxënës dhe përparim individual, përmirësim dhe përsosje e teknikave për mësim aktiv dhe të pavarur të nxënësve;
  • Indeksi i lartë i kohezionit grupor, kompaktësi në të gjitha grupet e nxënësve, që dëshmon mungesën e çfarëdo  rreziku potencial për tensione multietnike dhe konflikte në grupe të përziera etnike;
  • Promovimi i vazhdueshëm i komponentit inkluziv dhe përfshirja e vazhdueshme e nxënësve me nevoja të posaçme, për pjesëmarrje aktive në aktivitetet jashtëmësimore, në të cilat të gjithë nxënësit pranohen si anëtarë të barabartë në grup. Përparimi i tyre është i dukshëm në të dy nivelet – socializmi dhe mësimi.
  • Reduktimi i barrierave për mësimin e gjuhës “tjetër”; realizim i suksesshëm i dialogut interkulturor  mes të nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike;
  • Prezantimi i karakterit multietnik të grupeve në mënyrë vizuale përmes dizajnit të suksesshëm multikulturor të hapësirave shkollore, të ideuar prej vetë nxënësve;
  • Përmirësimi i rezultateve në procesin e rregullt mësimor, nën ndikimin e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore;
  • Zhvillimi i shkathtësitë tek nxënësit për zgjidhjen konstruktive të konflikteve, mendimin kritik, qasjes fleksibile ndaj problemeve, ngritja e kapacitete për qasje konstruktive gjatë hulumtimeve si në aktivitete jashtëmësimore ashtu edhe gjatë procesit të rregullt mësimor;
  • Komunikim dinamik, shumë- kahesh pa barriera gjuhësore, i begatuar me shkathtësi për komunikim jo verbal dhe mirëkuptim;
  • Zhvillimi i aftësive personale dhe shoqërore të nxënësit, të domosdoshme për një jetë në kuptimin real multietnik (shkollor dhe shoqëror).

Fotografitë e nxënësve janë shpallur pas sigurimit të pëlqimit nga ana e prindërve/kujdestarëve të tyre.

Arkivi