Më 20 dhe 27 mars 2018, mësimdhënëset Jasmina Efremoska dhe Luljeta Aziri i zbatuan aktivitetet e integruara jashtëmësimore gjatë të cilave nxënësit së bashku festuan ditëlindjet.
“Në pjesën kryesore të aktivitetit nxënësit formuan tullumbacë prej letre dhe shkruan emrat e nxënësve të cilët festonin, gjithashtu punuan kartolina urimi për ditëlindje të shkruara në të dy gjuhët- maqedonisht dhe shqip. Më pas, nxënësit përgatitën dhe servuan ëmbëlsirat dhe dhuruan dhurata për nxënësit të cilët festonin. Në fund, nxënësit vallëzonion në këngët e ditëlindjes në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe”. J. Efremoska dhe L. Aziri