Më 24 maj 2018 mësimdhënëset Zejnepe Bajrami dhe Merlin Stojanovska realizuan aktivitetin “Dragoi laraman” në suaza të temës “Gëzime  fëmijërore” si pjesë e sekcionit të artit.

Qëllimi i aktivitetit ishte stimulimi i imagjinatës kreative tek nxënësit, inkurajimi i atmosferës pozitive në grup, inkurajimi dhe përkrahja e bashkëpunimit mes nxënësve, shoqërimi i përbashkët përmes lojës në natyrë.