• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Category Archives: Risite NMAI

Promovimi on-line i eduresurs.mk

Me kënaqësi ju njoftojmë se me datë 07.04.2021. u promovua platforma e parë edukativo-arsimore interkulturore, si produkti i fundit i Qendrës për Dialog Nansen Shkup. Qendra për Dialog Nansen Shkup […]

Donacion për shkollat nga QDN Shkup dhe Ambasada e Norvegjisë në Beograd

Përballë shumë sfidave të cilat i imponoi përditshmëria jonë në kushte pandemie, është veçanërisht e rëndësishme të mos harrojmë ata që kanë më shumë nevojë për kujdes, mbrojtje dhe vëmendje – fëmijët.

Qendra për dialog Nansen Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me qendër në Beograd, së bashku siguruan dhe përgatitën një donacion prej 100 paketave me dezinfektues dhe produkte higjienike për disa shkolla fillore në vend.

Shkollat nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Manastiri, Krusheva, Borina, Kanatllari dhe Konçe janë partnerë të dëshmuar për shumë vite në zbatimin e Modelit Nansen për arsim interkulturor dhe sinqerisht shpresojmë se kjo ndihmë simbolike do të kontribuojë për një vit shkollor më të sigurt dhe për mbrojtje të shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Promovim Libër bashkëbisedimesh maqedonisht-shqip / shqip-maqedonisht

Qendra për Dialog – Nansen, si një organizatë joqeveritare, por shumë e suksesshme, prore ka promovuar dhe po promovon vlera për një arsim sa më cilësor duke i mbështetur në ndërkulturalizëm dhe kohezion ndëretnik. Ky Libër bashkëbisedimesh maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht është projekt që u mbështet edhe nga Komisari i Lartë i Pakicave Kombëtare ndërsa e hartuan dy autorë, që të dy profesorë universitarë: prof. dr. Berton Sulejmani dhe prof. dr. Veselinka Labroska.

Promovimi i doracakut „101 lojëra”

Qendra për Dialog Nansen Shkup, me kënaqësi të veçantë njofton promovimin e doracakut „101 lojëra” të krijuar dhe të përgatitur nga ana e ekipit të QDN Shkup. I njëjti përmban lojëra të ndryshme argëtuese, të lehta dhe interesante, të përshtatshme për të gjithë grupmoshat. Lojërat e ofruara në këtë doracak janë të shumëllojshme dhe mund të aplikohen si në ambientin shkollor, ashtu edhe në ambientin shtëpiak, familjar.