Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Selbie Zekirova dhe Ana Ivanova Tamakarova realizuan aktivitete hyrëse jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor me nxënësit e përfshirë në projekt. Qëllimi i aktiviteteve ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës. Kjo u arrit përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse dhe lojërave të realizuara nga mësimdhënëset duke përdorur bashkëpunimin në tandem dhe qasjen dygjuhësore.
