• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Promovimi on-line i eduresurs.mk

Me kënaqësi ju njoftojmë se me datë 07.04.2021. u promovua platforma e parë edukativo-arsimore interkulturore, si produkti i fundit i Qendrës për Dialog Nansen Shkup.

Qendra për Dialog Nansen Shkup është një organizatë e cila operon në vazhdimësi në sferën edukativo-arsimore tashmë njëzet vjet, me një theks dhe fokus të veçantë në arsimin interkulturor. Aktivitetet dhe përpjekjet e QDN Shkup janë dedikuar sistematikisht në disa aspekte, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e kompetencave interkulturore, si dhe transformimin interkulturor dhe përsosjen e procesit të përgjithshëm edukativo-arsimor.

Platforma edukativo-arsimore interkulturore është ndërtuar dhe zhvilluar si një thesar me përmbajtje dhe burime edukative të cilat janë në dispozicion dhe mund të zbatohen gjerësisht, në mënyrë që të mbështesë procesin edukativo-arsimor në grupet klasore.

Përmbajtjet e zgjedhura janë vendosur në mënyrë strukturore për të ndjekur qëllimet edukativo-arsimore të parashikuara për periudhën e zhvillimit prej moshës 6 deri në 10 vjet, si një nga fazat kur nxënësit zhvillojnë dhe përmirësojnë në mënyrë intensive shumë aftësi, zotërojnë shumë operacione kognitive, motorike dhe zgjerojnë njohuritë e ndryshme paraprake.

Ato ofrojnë shumë qasje, ide, lojëra dhe aktivitete me të cilat do të pasurohej më tej procesi edukativo-arsimor, ndërsa si përfitim i veçantë i këtyre burimeve është edhe dimensioni interkulturor i cili është i përfshirë në to. Ky dimension është i përfshirë në mënyrë shumë të lehtë përmes promovimit të veçorive gjuhësore, kulturore, gjinore, fizike, sociale, etnike të cilat janë të pranishme si në kontekstin lokal ashtu edhe në atë global. Në këtë mënyrë, përmbajtjet mësimore njëkohësisht do të fitojnë edhe karakteristikën interkulturore si një ndër sfidat më të mëdha të arsimit bashkëkohor.

Të gjitha përmbajtjet janë në dispozicion në tre gjuhë mësimore, gjegjësisht në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Përmbajtjet janë të organizuara në 6 fusha: gjuhë, matematikë, shkencë, art, teknikë, shoqëri. Secila fushë ofron 20 aktivitete të ndryshme, do të thotë platforma aktualisht është një burim i 120 model aktiviteteve.
Platforma interkulturore është në dispozicion në vegëzën në vijim: www.eduresurs.mk

Në përgatitjen e përmbajtjeve të ofruara u përfshi një grup më i madh i mësimdhënësve të dëshmuar të grupeve klasore, me praktika të suksesshme, si dhe ekipi për edukim i QDN Shkup.