• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Komunikacioni dikur

Më 23 prill 2019, mësimdhënësit Spasiçe Nikollovska dhe Isnisha Salioski nga shkolla periferike “Nikola Karev”, f.Borinë, me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetin “Anija me vela”  në kuadër të temës mujore “Komunikacioni dikur”, nga sekcioni i Komunikacionit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojëra hyrëse dhe pastaj nxënësit e ndarë në çifte kishin për detyrë të krijojnë dhe figurativisht të paraqesin se si dukeshin anijet në të kaluarën dhe si lëviznin ato kur përdorej forca e erës.  Secili çift krijoi nga një anije me vela dhe në fund të aktivitetit punimet e tyre u ekspozuan në klasë.

Qëllimet e aktivitetit janë: përkrahja e interesimit dhe kureshtjes së fëmijëve për hulumtimin e veçorive të komunikacionit në të kaluarën, zhvillimi i shprehisë te nxënësit për shfrytëzimin e enciklopedive të fëmijëve si dhe sensibilizimi i fëmijëve për njohjen e lidhjes kauzale në mes të etapave në zhvillimin e komunikacionit.