• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Dita e planetit Tokë

Më 22 prill 2019, mësimdhënësit Todorka Nane dhe Nadica Nane realizuan aktivitetin ditor “Herbarium” në kuadër të temës “Përmbledhjet” nga “Eko sekcioni” i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e pestë.

Aktiviteti filloi me kërkim në internet me qëllim që nxënësit të njoftohen me sistemin diellor, planetët dhe pozicionin e tyre në raport me Diellin, më pas vijoi diskutim rreth Ditës së Tokës – 22 prill (kur dhe ku filloi të shënohet, përse shënohet, çfarë rëndësie ka etj.). Në pjesën kryesore të aktivitetit, nëxnësit punuan në dy grupe në të cilat ata me anë të ngjyrosjes shënuan pjesën tokësore dhe ujore të planetit Tokë dhe renditën planetët në sistemin diellor në raport me Diellin.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e vetëdijes së nxënësve për sjellje të përgjegjshme ndaj planetit Tokë, përmes shënimit të Ditës së Tokës, nxitja e bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dyja grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me koncepte të reja në fushën e Sistemit Diellor.