• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Druri i lulëzuar

Më 11 mars 2019, mësimdhënësit Kristina Stojanova dhe Zerin Kokoljari me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitetin ditor në kuadër të Sekcionit të Artit.

Аktiviteti u shoqërua nga lojëra të ndryshme. Në konturën e vizatuar në formë të trungut të pemës, nxënësit ngjyrosën me brusha dhe me gishta. Lulet e drurit i realizuan me teknikën e vulosjes, duke përdorur ngjyra temper, me gishtat e tyre vendosën vula.

Qëllimet e aktivitetit janë: bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene, si dhe inkurajimi i kreativitetit dhe origjinalitetit të nxënësve përmes shprehjes artistike dhe krijimit.