• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Shalli

Gjatë muajit shkurt dhe mars 2019, mësimdhënëset Hyrmete Alla dhe Tijana Bajraktarska bashkë me nxënës të klasës së katërt realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Qëndisje” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Mësimdhënëset dhe nxënësit së bashku diskutuan për veshmbathjet e ngrohta dimërore dhe nëpërmjet këngës ”Veshje e ngrohtë” zbuluan temën e aktivitetit ditor. Gjatë realizimit të aktivitetit ditor “Shalli“, nxënësit bashkëpunuan me njëri tjetrin dhe duke shfrytëzuar materiale të ndryshme krijuan punime në formë të shallit. Me ndihmën e mësimdhënësve, nxënësit gjithashtu thurën shalle duke përdorur fill leshi me ngjyra të ndryshme.

Qëllimet e aktiviteteve janë: nxitja e marrëdhënieve bashkëpunuese në grupin me strukturë heterogjene etnike, njoftimi i nxënësve me bazat e qëndisjes si mënyre e krijimtarisë shprehëse, realizimi me durim i detyrave nga fusha e artit, si dhe krijimi i stilit personal dhe shprehjes gjatë dizajnimit dhe krijimit.