• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Modelim fryte dhe shporta

Më 27 shkurt 2019, mësimdhënësit Kristina Stojanova dhe Zerin Kokaljari me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Modelim” nga sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti shoqërohej nga lojëra hyrëse. Nxënësit bashkëpunuan me njëri-tjetrin dhe duke përdorur plastelinë, krijuan fruta dhe perime, si dhe shporta në të cilat vendosën produktet e krijuara.

Qëllimet e aktivitetit janë bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, ndihma gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene, si dhe inkurajimi i kreativitetit dhe origjinalitetit të nxënësve përmes shprehjes artistike dhe krijimit.