• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Lulebore

Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Elizabeta Jovanovska dhe Ylbere Arifi dhe mësimdhënësit Valentina Blagoevska Petrushevska dhe Rejhan Rushiti,  bashkë me nxënësit e tyre realizuan aktivitete jashtëmësimore të përbashkëta nga Sekcioni i Artit.

Nëpërmjet këtij aktiviteti, nxënësit e të dy tandemëve patën mundësi të njoftohen me njëri tjetrin dhe të bashkëpunojnë gjatë kryerjes së detyrave. Ata pastruan panonë nga punimet e vjetra, prenë letra në formë të luleborës dhe së bashku i ngjitën në pano, në korridorin e shkollës.

Qëllimet e aktiviteteve janë: nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm në grup dhe në tandem, mbështetja e klimës pozitive sociale-emocionale në grup, aftësimi i nxënësve për marrëveshje konstruktive reciproke, nxitja e kreativitetit dhe origjinalitetit fëmijëror si dhe zhvillimi i qasjes së përgjegjshme dhe aktive ndaj detyrave në grup.