• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Ballina

Gjatë shkurtit 2019, mësimdhënësit Emilija Prçkova dhe Atixhe Seiti bashkë me nxënësit e klasës së tetë realizuan aktivitete në kuadër të sekcionit Mediatiko – skenik të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Temat e aktiviteteve ditore ishin “Pllakat” dhe “Ballina”. Për realizimin e të njëjtave, nxënësit punuan në grupe dhe krijuan pllakat për ndodhi të caktuar dhe ballinë për gazetën shkollore “Fjala e Artë”, sipas ideve të tyre dhe udhëzimeve të mësimdhënësve.

Qëllimet e aktivitetit janë: përforcimi i lidhjeve interaktive mes nxënësve dhe mësimdhënësve, zgjerimi i njohurive dhe informatave për llojet e ndryshme të mediave si dhe rolin dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditshme, shtytja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim, ndihmë dhe shprehje të emocioneve pozitive, përkrahja e vetorganizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta projektuese si dhe aftësimi i nxënësve për njohjen e komponentëve estetike në produktin final.