• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Aktivitete festive të fundvitit ne shkollat Nansen

Gjatë muajit dhjetor 2018, nxënësit që janë pjesë e aktiviteteve jashtëmësimore të modelit Nansen për arsim interkulturor morrën pjesë në aktivitetet festive të Vitit të Ri të organizuara nga QDN Shkup. Disa nga nxnësit shikuan performancat e shkëlqyeshme të xhonglerëve dhe teatro me kukulla, ndërsa të tjerët shprehën kreativitetin e tyre duke modeluar argjilën – të gjitha këto aktivitete ishin një rast shumë i mirë për nxënësit të argëtoheshin së bashku dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin.
Jemi shumë mirënjohës për mësuesit dhe nxënësit tanë për punën e tyre të pandalshme dhe u urojmë shumë vite të tjera të suksesshme së bashku.