• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Mësojmë për të drejtat tona

Gjatë muajit dhjetor 2018 mësimdhënësit Elena Popovska dhe Lindita Jusufi së bashku me nxënësit e klasës së shtatë realizuan aktivitete nga tema mujore Të drejtat e mia/tona, në kuadër të sekcionit Paqe dhe Tolerancë të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Në kuadër të temës mujore u realizuan aktivitetet: Të drejtat në familje, Të drejtat në shkollë, Të drejtat në lagjen time, Të drejtat në mjedisin jetësor. Nxënësit bashkëpunuan në mes veti nëpërmjet lojërave të ndryshme. Ata shikuan video nga UNICEF- i në lidhje me Konventën për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu, nxënësit paraqitën në hamer emrin e tyre me diçka karakteristike personale dhe nga një thënie për të drejtat e tyre.

 Qëllimet e këtij aktiviteti janë përvetësimi i njohurive për të drejat e fëmijëve, zhvillimi i të menduarit logjik, fleksibil, divergjent dhe kritik tek nxënësit, sensibilizimi i nxënësve për respektimin e dallimeve reciproke si dhe inkurajimi i marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese mes nxënësve të komuniteteve të ndryshme etnike.