• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Kalendari ynë

Gjatë muajit dhjetor 2018, tandemi Fatmire Mahmudi dhe Mirjana Nevenova realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Dizajnim nga Sekcioni i Artit.

Nxënësit së bashku dizajnuan kalendarët e tyre duke shprehur kreativitetin e tyre dhe duke bashkëpunuar me shokët e tjerë të grupit. Në fund secili grup në mënyrë të suksesshme prezantoi kalendarin e dizajnuar.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë, nxitja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit përmes shprehjes dhe krijimtarisë artistike, kultivimi i interesit për krijimtarinë artistike dhe përmirësimi i shkathtësive për përdorim të drejtë të teknikave të ndryshme artistike.