• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Delegacioni ndërkombëtar viziton Sh.f. “Bratstvo”

Më 2 nëntor 2018, një delegacion ndërkombëtar i përbërë nga z. Geir Håkon Johansen, Sekretar i parë i Ambasadës Norvegjeze në Beograd, z. Steinar Bryn, themelues i Nansen dialog rrjetit, znj. Ingrid Vik, nga Scanteam Novegji, znj. Simone Filipini, drejtoreshë e Institutit Holandez për Demokraci të shoqëruar nga stafi i QDN Shkup vizituan një nga shkollat e modelit ​​Nansen, shkollën fillore “Bratstvo” në komunën e Karposhit, Shkup. Delegacioni u mirëprit nga znj. Jadranka Popovski, Drejtore e shkollës, znj. Marina Haxhipanzova, pedagoge, z. Andrej Manolev, kryetar i këshillit bashkiak të Karposhit, znj. Gordana S. Zafirovska nga sektorit për çështjet e interesit publik në Komunën e Karposhit.

Delegacioni vizitoi klasat Nansen dhe takua me nxënësit, mësuesit dhe personelin e shkollës për të diskutuar transformimin pozitiv të hapësirave shkollore dhe përfitimet nga zbatimi i modelit Nansen për arsimim interkulturor. Përmes dëshmive të mësimdhënësve dhe nxënësve të përfshirë në aktivitetet e modelit Nansen, delegacioni kishte mundësi të informohet për përfitimet kyçe nga zbatimi i modelit në krijimin e një ambienti të integruar dhe mikpritës shkollor, si dhe duke mundësuar integrimin e suksesshëm të nxënësve, mësimdhënësve, stafit shkollor dhe prindërve të prejardhjeve të ndryshme etnike, fetare dhe sociale.

Delegacioni përcolli mesazhe inkurajuese dhe motivues dhe shprehu mbështetjen dhe admirimin e tyre nga aktivitetet e zbatuara nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e QDN Shkup.