• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Programi për bashkëpunim me prindërit në Gostivar

Më 13 mars, 2015 mësimdhënëset e përfshira në projektin e  modelit Nansen  për arsimim të integruar në SHF “ Goce Delçev”, Gostivar Nagihan Snopçe dhe Gabriela Merdzanoska zbatuan punëtorinë e parë kreative në kuadër të programit vjetor për bashkëpunim me prindërit. Prindërit e nxënësve maqedonas dhe shqiptarë të përfshirë në projekt morën pjesë në punëtorinë e cila ishte një mundësi e mrekullueshme për shoqërim dhe punime kreative.