• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Shënohet fillimi i projektit modeli Nansen për arsimim të integruar në komunën e Vinicës

Rrumbullaksohet fillimi i një bashkëpunimi, kësaj rradhe Qendra për dialog Nansen Shkup fillon me projektin për arsimim të integruar në shkollën fillore “Sllavço Stojmenski” në komunën e Vinicës. Me qëllim të ngritjes së tolerancës ndëretnike mes nxënësve nga komuniteti maqedonas dhe turk, 50 nxënës do të jenë të kyqur në aktivitetet e integruara jashtëmësimore. Modeli Nansen për arsimim të integruar i cili praktikohet, gjithmonë përshin tre lidhje bazikë, bashkëpunimin mes mësimdhënësit, nxënësit dhe prindit, ndërsa qëllimi është tejkalimi i diferencave dhe toleranca e ndërsjellë.

Integrimi si proces është i pashmangshëm  nga dita ditës, jo vetëm për Reupublikën e Maqedonisë por dhe për rajonin. Proces, i cili i dëshmon rezultatet e para për kohë shumë të shkurtër, proces i cili nuk guxon të ndalet, dhe të mbetet vetëm në projekte, kjo duhet të jetë një proces  afatgjatë që të mundemi të shohim levërditë nga puna jonë e përbashkët si dhe nga investimi jonë i përbashkët. Jam i kënaqur që projektin e fillojmë me 50 nxënës, me një klasë, të tilla janë kushtet, besoj që ky numër i nxënësve, ky numër i  prindërve si dhe përkrahja e tyre, nga viti në vit do të rritet, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me komunën e Vinicës dhe me këtë shkollë, me klasa tjera, me një numër më të madh të nxënësve dhe prindërve.   Një falenderim i madh deri tek komuna, drejtori dhe udhëheqësia e shkollës, prindërit të cilët e përkrahën këtë projekt dhe marin pjesë në të,  deri tek arsimterët, dhe nënkuptohet deri tek komuniteti i biznesit i cili financiarisht e përkrahi projektin.”
Sasho Stojkovski, Drejtori egzekutiv i QDN Shkup.

Bursa të plota janë ndarë për dy arsimtarë nga shkolla fillore “Sllavço Stojmenski” nga komuna e Vinicës  ndërsa komuniteti i biznesit e ndihmoi projektin me furnizimin e pjesërishëm të klasës në të cilën do të realizohet procesi  i integruar i arsimit. Një pjesë e  mjeteve financiare për nevojat e projektit do të ndahet nga buxheti i Komunës së Vinicës.

Përmes shoqërimit dhe lojërave fëmijërore, nxënësit nga tre bashkësitë e ndyshme etnike do të jenë të integruar së bashku në një vend, maqedonas, turq dhe romë.  Me punë të përbashkët dhe përkushtim, me dëshirë për të arritë sfida të reja të reformave të arsimimit, përmes promovimit të bashkëjetesës, multikulturizmit dhe integrimit, e përkrah këtë projekt me të gjitha resurset njerëzore dhe financiare.  Suksesi është i garantuar nëse që nga fillimi egziston bashkëpunim i ndërsjellë, puna ekipore si dhe qëllimi i përbashkët, ndërsa rezultatet do të vijnë si shpërblim për të gjithë.  Fytyrat e buzëqeshura dhe të lumtura të nxënësve, më japin një motiv që në të ardhmen të përkushtohem në përmirsimin e kushteve në shkollat e komunës sonë.” Emil Donçev, Krytari i komunës së Vinicës.

Qendra për dialog Nansen Shkup i siguron programet vjetore për arktivitete të integruara jashtëmësimore, programet për bashkëpunim me prindër, trajnim për mësimdhënësit të cilët do ta realizojnë programin, mjete dhe pajisje didaktike, libra të posaçme për mësimdhënësit dhe nxënësit, ndihmë eksperte dhe konsultime gjatë realizimit të modelit Nansen për arsimim të integruar.
Barriera gjuhësore tejkalohet përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore, njohejs së ndërsjellë të komuniteteve etnike, tejkalimit të diferencave dhe tolerancës. Projekti mes komunës së Vinicës dhe QDN Shkup është paraparë të vazhdojë dhe vitin e ardhshëm shkollor gjatë së cilit nxënës të rinj do të inkuadrohen në aktivitetet e integruara jashtëmësimore.