• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Programi për bashkëpunim me prindër në Strumicë

Më 31 tetor, 2013, mësimdhënësit e kyqur në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar pranë shkollës fillore “Marshall Tito” në Strumicë, Daniela Miteva, Ljubinka Cvetanova dhe Mejdin Usinov organizuan një punëtori edukative për prindërit e nxënësve.
Prindërit e nxënësve turq dhe maqedonas së bashku me një interes të madh morën pjesë në punëtorinë edukative. Tema e punëtorisë ishte “Arsyet për gënjeshtrat e fëmijëve” dhe është në suaza të Programit vjetor për bashkëpunim me prindër i hartuar nga QDN Shkup.