• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Hapja solemne e kabinetit me pajisje teknike pranë SHMPK “Mosha Pijade” Tetovë

Më 25 tetor 2013,  QDN shkup shënoi zyrtarisht hapjen e kabinetit për  mësim praktik në kuadër të shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë . Gjatë dorëzimit zyrtar të pajisjeve teknike ishin prezent: Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Safet Neziri, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Norvegji, Enver Abdullahi, themeluesi i Nansen diajlog rrjetit, Stajner Brin, drejtori egzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski,  koordinatorja e shkollës së mesme profesionale Kuben, Kristin Skare, anëtarët e Bordit drejtues të QDN Shkup, Bentre Knagenhjelm dhe Ingrid Vik, udhëheqësi i departamentit për arsim pranë komunës së Tetovës, Ahmed Qazimi dhe Drejtori i SHMPK “Mosha Pijade”, Boris Stojanovski.

Pajisja është donacion nga Qendra për dialog Nansen Shkup e cila fillimish e pranoi pajisjen nga shkolla e mesme profesionale Kuben në Osllo, Norvegji.

Pajisja do të përmbushë nevojat e shkollës në zbatimin e trajnimit praktik për nxënësit dhe përfshin pajisje bashkëkohore elektro – teknike të cilat përdoren në shkollat profesionale. Kabineti i ri ka kapacitet për 30 nxënës. gjatë orëve praktike nxënësit do të kenë munësi të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë .

“Pajisjet teknike do të mundësojë zbatimin e njohurive teorike të nxënësve në praktikë dhe si rezultat do të kemi një kuadro të trajnuar me çka dë t’ju përgjigjemi nevojave të investitorëve të ardhshëm në vend, dhe në këtë mënyrë do të kontibojmë në zhvillimin më të madh të shoqërisë sonë” deklaroi Zëvendësministri Nezri .

Drejtor i shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” Boris Stojanovski tha se pajisjet e reja do të përdoren nga profesorët dhe nxënësit gjatë orëve praktike  me çka do zhvillohen njohuritë e tyre në drejtimit elektro-teknik , si në shkollën qendrore, ashtu edhe në paralelet e disperzuara në Prelubishtë, komuna e Jegunovcit ku QDN Shkup zbaton modelin Nansen për arsimim të integruar.

Drejtori egzekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski theksoi se pajisjet teknike do të ndihmojë në përmirësimin e pjesës praktike të mësimdhënies dhe do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së mësimdhënies në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade”.

Ngjarja u përcoll nga një numër i mediave që raportuan për hapjen e kabinetit të ri në shkollë.

Pas hapjes së kabinetit, përfaqësues të QDN Shkup dhe Bordit drejtues së bashku me ambasadorin e R. së Maqedonisë në Norvegji ishin të ftuar në hapsirat e Komunës së Tetovës nga kryetarja e komunës Teuta Arifi . Z. Arifi shprehu mirënjohje për pajisjet e dhuruara në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” dhe gjithashtu shprehi mbështetjen për nismat e zbatuara të QDN Shkup në rajonin e Tetovës .