• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Realizohet envenimeti në nder të nxënësve të gjeneratës së parë të nxënësve pranë shkollës së parë fillore të integruar “Fridtjof Nansen” komuna e Jegunovcit

Më 31 gusht të vitit 2013, QDN Shkup organizoi një enveniment për të nderuar gjeneratën e parë të nxënësve nga shkolla e parë fillore të integruar “Fridtjof Nansen” (pranë SHFQ Shemshovë) në f. Preljubishtë, komuna e Jegunovcit. QDN Shkup ndau çertifikata dhe mirënjohje për arsimtarët, nxënësit, prindërit dhe bashkëpunëtorët lokal për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë zhvillimit të arsimimit të integruar.

Envenimeti filloi me fjalimin e drejtorit egzekutiv të QDN Shkup- Sasho Stojkovski i cili e theksoi rëndësinë e sjelljes së vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme së bashku me prindërit dhe popullatën lokale gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008 gjatë themelimit të shkollës së parë fillore të integruar në Preljubishtë, komuna e Jegunovcit.

“Modeli të cilin e zhviluam së bashku në vitin 2008, dëshmoi se si mund sukseshëm të funksionojë një shkollë multietnike në të cilën të gjithë nxënësit rriten së bashku njëri me tjetrin e jo vetëm njëri afër tjetrit. Dua të potencoj se arsimimi i integruar është një nevojë e domosdoshme e sistemit arsimor në Maqedoni , nevojë e cila rritet dita ditës. Shpresojmë që së shpejti do të tejkalohe frika nga e panjohura, joinformimi, paragjykimet dhe stereotipet dhe se më në fund, ky lloj i arsimimit do të paraqesë prioritet për pushtetin qendror dhe lokal të cilët janë përgjegjës për arsimimin në Maqedoni.’ Theksoi në këtë rest drejtori egzekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski.

Gjatë envenimentit, themeluesi i Nansen Dialog Rrjetit Stajner Bryn e theksoi rëndësinë e rolit të prindërve dhe familjeve të nxënësve të gjeneratës së parë gjatë themelimit të shkollës së parë fillore të integruar në f.Preljubishtë, komuna e Jegunovcit.

“Ka shumë njerëz që sot duhet të nderohen, por unë dua veçanërisht të theksoj rëndësinë e madhe të rolit të prindërve. Pa përkrahjen tuaj kjo shkollë nuk do të fillonte me punë dhe nuk do të mbijetonte. Ju jeni dëshmia që gjatë ndërtimit të shoqërive të integruara, grupi më i rëndësishëm nuk janë politikanët, as mësimdhënësit, por janë pikërisht prindërit. Ju sollët vendime të rëndësishme për fëmijët tuaj- ju mund të hapni apo të mbyllni dritare për ta. Në këtë kontekst ju definitivisht keni hapur dritare. Duhet të jeni krenarë që fëmijët tuaj e kishin fillimin më të mirë në rrethanat e dhëna.” Theksoi në këtë rast themeluesi i Nansen Dialog Rrjetit Stajner Bryn.

Të pranishmit në envenimentin kishin rastin të përkujtohen në rrugën zhvillimore të modelit Nansen për arsimim të integruar në Preljubishte, komuna e Jegunovcit përmes një filmi dokumentar i përgaditur nga ana e QDN Shkup.

Në filmin dokumentar u tregua kronologjija e aktiviteteve dhe ndoshive që nga faza pëgaditore gjatë themelimit të modelit Nansen për arsimim të integruar, deri tek aktivitetet e realizuara gjatë vitit shkollor 2012/2013.

Pas filmit dokumentar, QDN Shkup ndau çertifikatat për arsimtarët klasor të gjeneratës së parë të cilët dhe njëkohësisht ishin dhe realizuaesit e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim të integruar.

Nxënësve të gjeneratës së parë i’u ndanë çertifikata për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e integruara jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim të integruar gjatë pesë viteve të fundit në suaza të shkollës fillore “Fridtjof Nansen” në Preljubishtë, komuna e Jegunovcit. Çertifikatat dhe dhuratat me pajisje shkollore u ndanë nga ana e projekt menaxherëve pranë QDN Shkup- Biljana Krsteska Papic dhe Veton Zekolli.

Gjatë envenimentit, një falenderim i veçantë u shpreh ndaj prindërve dhe familjeve të nxënësve të gjeneratës së parë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përkrahjen e e shkollës së parë të integruar fillore si dhe për bashkëpunimin e tyre aktiv me shkollën dhe ekipin e QDN Shkup. Familjeve të nxënësve i’u dhuruan Mirënjohje nga ana e themeluesit të Nansen Dialog Rrjetit Stajner Bryn.

Në pjesën përfundimtare të envenimentit, drejtori ekgekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski ndau Mirënjohje për bashkëpunëtorët lokal për përkrahjen dhe përkushtimin e tyre gjatë procesit të përgjithshëm të implementimit të modelit Nansen për arsimim të integruar.

Modeli Nansen për arsimim të integruar u aplikua dhe zhvillua në shkollën e parë të integruar në Preljubishtë, dhe njëherit shërbente si një shembull i shkëlqyeshëm për shkollat tjera të cilat më pas filluan me implementimin e projektit modeli Nansen për arsimim të integruar.