• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim mes QDN Shkup dhe komunës Vinicë

Më 9 korrik, 2013 në hapsirat e komunës Vinicë u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim mes Qendrës për Dialog Nansen Shkup dhe komunës Vinicë me qëllim të fillimit të projektit modeli Nansen për arsimim të integruar në shkollën fillore “Sllavço Stojmenski”. Marrëveshja u nënshkrua nga ana e prefektit të komunës Vinicë Emill Donçev dhe drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup – Sasho Stojkovski.

Në projekt do të jenë të inkuadruar nxënës, arsimtarë dhe prindër nga komuniteti etnik Turk dhe Maqedonas dhe qëllimi i  tij është rritja e nivelit të integrimit përmes aktiviteteve të integruara jashtëmësimore, trajnimeve për mësimdhënës si dhe programeve për bashkëpunim me prindër.

“Projekti do të kontribojë në drejtim të përmirsimit të arsimit në komunën Vinicë, saktësisht në shkollën multietnike “Sllavço Stojmenski”, me gjëllim që fëmijët të njihen mes veti dhe gjatë vijimit të shkollës, së bashku të marin pjesë në aktivitetet e planifikuara programore.” Theksoi në këtë rast prefekti i komunës Vinicë Emill Donçev.

Komuna Vinicë ka shprehur gadishmëri për të siguruar kushte dhe përkrahje për fillimin e projektit modeli Nansen për arsimim të integruar në bashkëpunim me QDN Shkup. Qendra për Dialog Nansen Shkup do të stipendojë trajnime për një pjesë kuadrove arsimore të cilët do të jenë përgjegjës për realizimin e drejtëpërdrejtë të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore sipas Programeve vjetore të hartuara nga ana e QDN Shkup, dhe njëkohësisht do të ofrojë përkkrahje eksperte-konsultative për ushëheqësinë e shkollës dhe kuadros arsimore në suaza të implementimit të aktiviteteve të planifikuara të projektit.

“Përmes aktiviteteve joformale, e tejkalojmë barierën gjuhësore, përmirsojmë komunikimin dhe bashkëpinimin mes nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve të nxënësve, me çka krijohen kushte për një fëmijësri dhe mësim të përbashkët e jo vetëm simbolik njëri pranë tjetrit.” theksoi në këtë rast drejtori ekzekitiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski.

Realizimi i aktiviteteve përgaditore për fillimin e projektit do të fillojë në gjysmën e dytë të muajit gisht 2013, ndërsa fillimi zyrtar i projektit është planifikur për muajin tetor 2013.