• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Vizioni dhe misioni

Vizioni i Nansen modelit për arsim interkulturor

Vizioni i Nansen modelit për arsim interkulturor është krijimi i një modeli reprezentativ për arsimim i cili do të shërbejë si shembull për mundësi të barabarta dhe për qasje të barabartë ndaj arsimimit për të gjitha bashkësitë etnike në vende multietnike. Një model integrues dhe bashkëkohor i cili ngërthen në vete vlerat multietnike, dygjuhësinë dhe në të njejtën kohë promovon dhe përkrah relacionet bashkëpunuese mes nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, poashtu inkurajon participimin e bashkësisë duke krijuar relacione harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve.

Misioni i modelit Nansen për arsim interkulturor

Misioni i Nansen modelit për arsim interkulturor është integrimi ndëretnik përmes një institucioni arsimor bashkëkohor, multietnik dhe të avancuar i cili dë të ofrojë arsimim tejet kualitativ të rregullt dhe aktivitete jashtëmësimore. Aktivitetet e integruara jashtëmësimore inventive nëpërmjet qasjes së individualizuar ndaj secilit nxënës, qasja dygjuhësore si dhe forma e punës së vazhdueshme ekipore dhe tandem ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së procesit të gjithmbarshëm edukativo-arsimor si dhe në zhvillimin e shumë kompetencave dhe shkathtësive jetësore të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, të domosdoshme për një bashkëjetesë cilësore në bashkësitë me karakter multietnik.

Nansen modeli për arsim interkulturor promovon:

  • Bashkëpunimin dhe dialogun si mjet për zgjedhjen e konflikteve dhe për afrimin e njerëzve
  • Respekt të ndërsjellë mes nxënësve dhe familjeve të tyre me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore
  • Mundësi të barabarta dhe trajtim të njejtë për të gjithë nxënësit duke inkurajuar relacionet pozitive dhe mirëbesimin
  • Respektimin e vlerave të rëndësishme në shoqëri siç janë: respektimi i dallimeve, komunikimi i hapur, toleranca, dialogu, konstruktiviteti gjatë zgjedhjes së konflikteve dhe tejkalimi i stereotipeve dhe paragjykimeve.

Me qëllim të plotësimit të vizionit, është ndërtuar një trekëndësh në mes të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve:

Arkivi