• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Programet për prindër

Prindërit të cilët i përkrahin fëmijët e tyre gjatë procesit ekukativo-arsimor kanë rol të rëndësishëm në përmirësimin e rezultateve dhe sjelljes së fëmijëve. Përfshirja aktive e prindërve në shkollë mund të ndihmojë për promovimin e ambientit për mësim në të cilat nxënësit mund të lidhen në mënyrë pozitive me personelin e shkollës dhe me moshatarët e tyre.

Shkollat të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsim interkulturor kanë leverdi nga zhvillimi i partneriteteve pozitive me prindërit, nëpërmjet të inkuadrimit të tyre në të gjitha vendimet të cilat ndikojnë në arsimimin dhe mësimin e fëmijëve të tyre. Inkuadrimi i prindërve ofron mundësi të kuptohet roli të cilin ata realisht e kanë në të gjitha fazat e procesit të nxënjes dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre.

Me qëllim të promovimit të rolit të tyre dhe pjesmarrjen aktive në formësimin e aktiviteteve shkollore, cdo vit përgatitet Program për bashkëpunim me prindër i cili parashikon forma të ndryshme të aktiviteteve me qëllim të bashkëpunimit konstruktiv në relacionin: prindër – shkollë – ekipi profesional – udhëheqësia shkollës por edhe komunikim të hapur dhe fleksibil gjatë tërë vitit shkollor.

Qëllimet e programit janë:

  • Avansimi i bashkëpunimit dhe mirëbesimi i prindërve ndaj shkollës dhe ekipit të arsimtarëve;
  • Promovimi i rolit aktiv të prindërve për idejimin, zbatimin dhe evaluimin si të aktiviteteve mësimore ashtu edhe të atyre jashtëmësimore;
  • Përforcimi i raporteve të bashkëpunimit në mes të prindërve me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore;
  • Thellimi i shkathtësive jetësore te prindërit si dhe formimi i shprehive te ata për vetëarsimim të vazhdueshëm;
  • Nxitja e vetëbesimit tek prindërit si dhe të raportit pozitiv ndaj bashkësisë.

Programi për bashkëpunim me prindër parashikon zbatimin e më shumë punëtorive edukative dhe kreative të cilat do të mundësojnë pjesëmarrjen aktive të prindërve në përcjelljen e kujdesshme të zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve dhe të të gjitha fazave, stadeve dhe veçorive të tij.

Përskaj punëtorive edukative dhe kreative, janë paraparë edhe një numër i madh i aktivitetve tjera me prindër, si: ditë të hapura, festime familjare të ditëlindjeve në shkollë, shënimi i festave fetare në kuadër të familjes së ndonjërit prej nxënësve, zbatimi i përbashkët i ekskursioneve, pikniqeve, organizimi i manifestimeve, shfaqjeve me rastin e Vitit të ri, 8 marsit, si dhe në fund të çdo viti shkollor. Në këtë mënyrë prindërit bëhen partnerë të shkollës gjatë zgjedhjes dhe formësimit të përmbajtjeve dhe aktiviteteve.

Archives