• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Programet për aktivitete të integruara jashtëmësimore sipas Nansen modelit për arsim interkulturor

Hyrje

Aktivitetet jashtëmësimore janë urë nëpërmjet të cilës nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike kanë mundësi dhe hapësirë për takime të përditshme të ndërsjella, për komunikim spontan dhe të lirë, për bashkëpunim, ndihmë, mësim reciprok dhe për shoqërim. Gjatë idejimit të aktiviteteve jashtëmësimore është e domosdoshme që gjithmonë të parashtrojmë pyetje: Cilat dhe cfarë aktivitetesh do të donin fëmijët të kryejnë e vizitojnë cdo ditë? Si duhet të organizohen aktivitetet me qëllim që të tërheqim vëmendjen dhe motivimin tek fëmijët? Cilat fusha dhe sfera provokojnë interesimin dhe kërshërinë e nxënësve?

Duke e ditur se në procesin e rregullt mësimor gjithmonë mungon hapsirë për aktivitete dhe projekte për lojë dhe hulumtim, ndërsa me qëllim të tejkalimit të kësaj gjendje nëpër klasat tona, aktivitetet jashtëmësimore menjëherë u treguan si zgjedhje dhe formë e shkëlqyeshme për organizimin e aktiviteteve të begatshme, motivuese, dhe aktivitete për lojë nëpërmjet të cilave të cilave mund të përfitojnë të gjithë nxënësit por edhe në vazhdimësi do të stimulohet motivimi i tyre për këto veprime. Mu për këtë arsye situatat e ndryshme janë baza nëpërmjet të cilave lehtë mund të vie deri te bashkëpunimi i drejtpërdrejtë, afrimi dhe lidhja e nxënësve me prejardhje të ndryshme etnike.

Orarin e tyre e përcaktojnë arsimtarët përgjegjës por është me rëndësi të theksohet se ai është deri në maksimum fleksibil dhe se gjithmonë duhet pasur parasysh ndodhitë aktuale në shkollë ose ngjarjeve më të rëndësishme të nivelit lokal ose komunal.

Aktivitetet jashtëmësimore duhet të jenë në funksion të zhvillimit të talenteve të fëmijëve, shkathtësive, aftësive si dhe në drejtim të përforcimit të vetëbesimit të tyre, pasqyres pozitive për ata por edhe të raporteve pozitive dhe imazhit pozitiv për shkollën.

Roli i nxënësve

Nxënësit dhe prindërit janë partnerët kryesor dhe më të rëndësishëm, mbështetës dhe promovues të modelit Nansen për arsim interkulturor. Kujdes i posaçëm i kushtohet raporteve ndaj nxënësve si subjekt të barabartë për formësimin dhe krijimin sikur në procesin e rregullt mësimor, poashtu edhe në përmbajtjet jashtëmësimore. Gjatë idejimit të përmbajtjeve jashtëmësimore, patjetër duhet respektuar njohuritë paraprake, dëshirat, interesimet dhe aftësitë e nxënësve. Mu për këto arsye, nëpër përmbajtjet jashtëmësimore në vazhdimësi duhet promovuar qasja e individualizuar, ku ndërlikueshmëria e detyrave do të korespondon me mundësitë zhvillimore të nxënësve, por në të njejten kohë do të kenë edhe një “dozë” të vogël të përmbajtjeve të cilat do të jenë në funksion të nxitjes së zhvillimit, d.m.th. do të jenë në zonen e zhvillimit të ardhshëm. Realizimi i drejtpërdrejtë i përmbajtjeve të integruara jashtëmësimore, qartë na shpie në përfundim se përmbajtjet e planifikuara për ditë (në kuadër të të gjitha seksioneve të parapara) janë ndërtuar dhe prezantuar në nivele të ndryshme të ndërlikueshmërisë, gjithnjë me qëllim që të gjithë nxënësit në mënyrë të pavarur të mund të vijnë derit te prodhimi, rezultati i dëshiruar final. Obligim i arsimtarëve është që të mësojnë me çfarë shpejtësie dhe me tempo secili prej nxënësve do të mund të realizojë qëllimin e përcaktuar, ndërsa me këtë rast mos të dekurajohet dhe demotivohet për shkak të ndërlikueshmërisë së aktiviteteve rrjedhëse.

Rezultatet nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore

  • Komponenta e përmirësuar dhe e pasuruar didaktike në të gjitha grupet, sendërtimi i njohurive, fitimi i shkathtësive për qasje të suksesshme ndaj kulturave tjera, dominimi i aktiviteteve interaktive dhe puna në grupe, qasje e individualizuar ndaj secilit nxënës dhe përparim indeividual, përmirësim dhe përsosje e teknikave për mësim aktiv dhe të pavarur të nxënësve.
  • Indeks jashtëzakonisht i kohezionit grupor , kompaktësi në të gjitha grupet e nxënësve, që e dëshmon mungesa e cfarëdo qoftë rreziku potencial për tensione multietnike dhe konflikte nëpër grupe të përziera etnike.
  • Promovimi i vazhdueshëm i komponentes inkluzive dhe përfshirja e vazhdueshme dhe pavarësia e nxënësve me nevoja të posaqme si dhe të nxënësve të komunitetit rom, për pjesëmarrje aktive nëpër aktivitetet jashtëmësimore, nëpërmjet të cilave ata janë pranuar si anëtarë të barabartë në grup. Përparimi i tyre është i dukshëm në të dy nivelet – socializimi dhe mësimi.
  • Janë zvogluar barierat për mësimin e gjuhës “tjetër”; është realizuar me sukses dialogu kulturor në mes të nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike. Përveq kësaj, u evitua braktisja e arsimimit në mes të nxënësve për shkak të barierave gjuhësore.
  • Karakteri multietnik i grupeve në mënyrë vizuale përcillet nëpërmjet të dizajnimit të suksesshëm multikulturor të hapësirave shkollore, të ideuar prej vetë nxënësve.
  • Përmirësimi i rezultateve në procesin e rregullt mësimor, nën ndikimin e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.
  • Janë zhvilluar shkathtësitë tek nxënësit për zgjidhjen konstruktive të konflikteve, mendimin kritik, qasje fleksibile ndaj problemeve, kapacitete për qasje konstruktive gjatë hulumtimeve si në aktivitete jashtëmësimore ashtu edhe gjatë procesit të rregullt mësimor.
  • • Është arritur komunikim dinamik, shumëkahësh pa bariera gjuhësore, e begatuar me shkathtësi për komunikim joverbal dhe mirëkuptim.
  • • Janë zhvilluar aftësitë personale dhe sociale të nxënësit, të domosdoshme për një jetë në kuptimin real multietnik (shkollor dhe lokal).

Archives