• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Programet për mësimdhënësit

Që nga viti 2008, Qendra për Dialog Nansen Shkup organizon trajnime teorike dhe praktike për arsimtarët dhe profesorët nga shkollat fillore dhe te mesme të cilët janë realizues të drejtëpërdrejtë të programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsim interkulturor.

Për shkak të defiçitit të kuadrove profesionale të cilët mund të punojnë në realizimin e programeve për arsimim të integruar në shkolla multietnike, QDN Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së R. së Maqedonisë, në qershor të vitit 2012 e themeloi Qendrën e parë për trajnim për arsim interkulturor .

Qendra për trajnim për arsim interkulturor ofron trajnime teorike dhe praktike për modelin Nansen për arsim interkulturor, nëpërmjet të cilit të gjithë realizuesit dhe promovuesit e ardhshëm të modelit do të njihen me karakteristikat, veçoritë dhe levërditë nga modeli Nansen për arsim interkulturor, si dhe me shkathtësitë e nevojshme për realizimin e tyre të drejtëpërdrejtë në shkollat me strukturë multietnike të nxënësve. Në suaza të Qendrës për trajnim, janë angazhuar ekspertë lokal dhe ndërkombëtar nga fusha e arsimimit të integruar, profesorë universitar të dalluar nga Maqedonia, ligjërues nga Këshilli për arsimim të integruar nga Irlanda Veriore si dhe profesorë nga Nansen Akademia e Norvegjisë.

Sipas përmbajtjes dhe nivelit të ndërlikueshmërisë, tjanimet organizohen në dy nivele (cikle)

Përpos Qendrës për trajnim për arsim interkulturor, struktura e QDN Shkup përbëhet nga ekipet me ekspertë për edukim, trajnim dhe zhvillim të cilët i përgadisin programet për aktivitete të integruara jashtëmësimore, programet për trajnime, dorracakët për arsimtarë dhe prindër etj., ndërsa ekipi për opservim dhe përkrahje ofron ndihmë konsultative. Ekipi për vlerësim është përgjegjës për evaluimim e gjitha aspekteve programore.

Pako didaktike për implementuesit e programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore

Ekipi për edukim i QDN Shkup ka hartuar pako të veçanta didaktike (doracakë) të krijuara si një koleksion i përmbajtjeve të dobishme të hartuara në mënyrë që të shërbejë si mbështetje dhe ndihmë shtesë në procesin e planifikimit, organizimit dhe zbatimit të aktiviteteve jashtëmësimore në përputhje me programet vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore në kuadër të modelit Nansen për arsimim të integruar.
Doracaku didaktik ka për qëllim të shërbejë si një udhëzues për mësuesit, duke ofruar modele të veçanta, shembuj të aktiviteteve të ndryshme në kuadër të seksioneve, shembuj pune, burime audio-vizuale si dhe materiale me ndihmën e të cilave aktivitetet jashtëmësimore do të fitojë dinamikë, diversitet dhe do të shmanget rreziku i përsëritshmërisë dhe parashikueshmërisë.

Me ofrimin e këtij materiali, ekipi për arsimin i QDN Shkup Ekipi ka lehtësuar procesin e zbulimit të burimeve të dobishme didaktike dhe metodike, në mënyrë që të sigurojë aktivitete të integruara jashtëmësimore me cilësi të lartë si një shtojcë e programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore të cilat janë shtylla kryesore e modelit Nansen për arsimim të integruar.

Pakot didaktike ju prezantohen mësimdhënësve që punojnë në zbatimin e drejtpërdrejtë të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore si një shtojcë e programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore, respektivisht;

  • Pako didaktike për arsim fillor
  • Pako didaktike për arsim të mesëm

Pakot didaktike kanë tendencë që të inkurajojnë dhe shtysin kreativitetin dhe shpikjet e reja nga ana e arsimtarëve me të cilat ata do ta pasurojnë përmbajtjen e përgjithshme të aktiviteteve jashtëmësimore

Archives