• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Për modelin Nansen

Modeli Nansen për arsim interkulturor (MNAI) është model i arsimit i cili mundëson integrim të suksesshëm të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve të bashkësive të ndryshme etnike nëpërmjet një procesi bashkëkohor edukativo-arsimor.

MNAI është model i arsimimit i cili i kultivon, inkurajon dhe integron në vete vlerat multietnike, dhe njëkohësisht promovon dhe mbështet bashkëpunimin në mes të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve i cili është i themeluar mbi respektimin e dallimeve, duke ndërtuar me këtë rast një bashkësi kohezive multietnike.

Ky model është i zhvilluar dhe është zbatuar për herë të parë në vitin 2007 pas një pune dyvjeçare në projekte për dialog dhe pajtim në komunat post-konfliktuoze në Maqedoni. Prej atëherë, ky model zbatohet me sukses në disa shkolla fillore dhe të mesme në komuna të ndryshme në Maqedoni dhe tregon rezultate të shkëlqyeshme.

Integrimi si komponentë është një ndër karakteristikat themelore të shkollave të cilat e aplikojnë Modelin Nansen për arsim interkulturor. Ky model mbështet integrimin e nxënësve që iu përkasin bashkësive të ndryshme etnike, të cilët përcjellin procesin mësimor (secili në gjuhen e vet amtare) në ndërtesën e njëjtë shkollore dhe në ndërrim të njëjtë.

Përveç se promovohet integrimi i nxënësve, rrjedhimisht vjen edhe deri tek integrimi i kuadrit mësimor, me përkatësi të ndryshme etnike ndërsa gjithsesi leverdi e rëndësishme është edhe integrimi mes prindërve të nxënësve të inkuadruar.

MNAI ofron korrelacion të shkathtë mes përmbajtjeve të plan-programeve zyrtare dhe programeve të aktiviteteve me karakter joformal, jashtë mësimor, duke i begatuar në ndërkohë aktivitetet e integruara jashtë mësimore me qasjen dygjuhësore me metodën e lojës.

Aktivitetet e integruara inventive jashtëmësimore, nëpërmjet qasjes së individualizuar ndaj secilit nxënës, qasjes dygjuhësore si dhe formës tandeme dhe ekipore të punës, ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së gjithmbarshme të procesit edukativo-arsimor sikur dhe në zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të shumta jetësore tek nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, të domosdoshme për bashkëjetesë cilësore në bashkësitë me karakter multietnik.

Leverditë nga ky model i arsimit janë:

Për nxënësit – aktivitete jashtëmësimore të me përmbajtje të pasur të cilat do ju mundësojnë nxënësve përfitimin e njohurive dhe shkathtësive të reja, begatim të vazhdueshëm të njohurive, ndërtimin e vetëbesimit si dhe promovimin e komunikimit, shoqërimit, dialogut, tolerancës dhe tejkalimin e stereotipave dhe paragjykimeve. Nxënësit gjithashtu marrin pjesë në aktivitete të shumta sportive dhe kulturore në, dhe jashtë ambientit të shkollës.

Për prindërit – program i posaçëm për bashkëpunim vjetor me prindër i cili promovon rolin e tyre aktiv në shkollë, nxit shprehitë për mësim të vazhdueshëm dhe për përfitim të shkathtësive, si dhe përforcon bashkëpunimin mes prindërve dhe arsimtarëve të bashkësive të ndryshme etnike.

Për kuadrin arsimor dhe shërbimet profesionale – trajnim profesional, praktik dhe teorik për arsimim interkulturor në suaza të Qendrës për Trajnim të QDN Shkup, punëtori të llojllojshme dhe literaturë për punë, programe për zhvillim profesional, sendërtim të vazhdueshëm të njohurive dhe shkathtësive etj.

Për shkollën – kushte më të mira për punë, pajisje dhe mjete të llojllojshme dhe bashkëkohore didaktike, mësonjëtore multifunksionale, mësim i rregullt dhe aktivitete jashtëmësimore cilësore, klimë pozitive socio-emocionale, komunikim i përmirësuar mes të kuadrit të shkollës, prindërve dhe nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike, pjesëmarrje në projekte, aktivitete dhe ngjarje të shumta etj.

Fotografitë e nxënësve janë shpallur pas sigurimit të pëlqimit nga ana e prindërve/kujdestarëve të tyre.

Arkivi