• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Punëtori kreative me prindërit

Më 4 prill 2018, mësimdhënëset Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi organizuan punëtori kreative me prindërit e nxënësve të inkuadruar në projekt. Gjatë punëtorisë, prindërit së bashku me nxënësit dhe mësimdhënëset dizajnuan stoli nga smolla epokside me ndihmën e mysafires – artistes Ognena Pop Andonova.

Punëtoria u zbatua në suaza të programit vjetor për bashkëpunim me prindër. Qëllimet e programit janë:

  • Avancimi i bashkëpunimit dhe mirëbesimi i prindërve ndaj shkollës dhe ekipit të mësimdhënësve;
  • Promovimi i rolit aktiv të prindërve për idejimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore;
  • Përforcimi i raporteve të bashkëpunimit mes prindërve me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore;
  • Thellimi i shkathtësive jetësore tek prindërit si dhe formimi i shprehive për vetë-arsimim të vazhdueshëm;
  • Nxitja e vetëbesimit tek prindërit si dhe të raportit pozitiv ndaj bashkësisë.