• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

QDN Shkup organizoi vizitë studimore në Irlandën e Veriut

Nga data 6-7 nëntor 2017, Qendra për Dialog Nansen Shkup organizoi një vizitë studimore në Irlandën e Veriut, në ftesë nga Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës së Veriut. Në vizitën studimore morën pjesë: Veton Zekolli, Biljana Krsteska Papiq, Sonaj Bilal nga QDN Shkup, Safet Neziri – Këshilltar Shtetëror nga Ministria e arsimit dhe shkencës, Sasho Shareski- drejtor i SHFK “Goce Dellçev” Gostivar, Sefer Elmazi zëvendës-drejtor në SHFK “Goce Dellçev” Gostivar, Biljana Rahmanova – Taseva drejtore e SHFK “Goce Dellçev” Manastir, Jadranka Popovski-drejtore e SHFK “Vëllazërimi” Shkup, Radica Acevska dhe Misrada Idrizi –mësimdhënëse dhe realizuese të MNAI në SHFK “Liria” Tetovë dhe Zujca Stojanova –psikologe në SHFK “Goce Dellçev” Konçe.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e ndërgjegjësimit për punën e NICIE, forcimi i lidhjeve ndërmjet NICIE dhe QDN Shkup dhe vizita e një sërë shkollash të integruara në mënyrë që të fitojnë një pasqyrë më të thellë të integrimin në praktikë dhe udhëheqjen për integrim.

Në ditën e parë të vizitës studimore, delegacioni pati takime në ambientet e NICIE, të organizuara nga Roisin Marshall dhe Paula McIlwaine dhe gjithashtu u takuan me Këshillin drejtues të Shoqatës së drejtorëve të shkollave të Integruara (APTIS): Patricia Murtagh (Hazelwood SHFI), Nigel Arnold (Glengormley SHFI), Christine Boal (Crumlin SHFI). Dita e parë e vizitës u përmbyll me prezantimet e QDN Shkup dhe seancën me pyetje dhe përgjigje në ndërtesën e Parlamentit.

Prezantimet u realizuan nga Biljana Krsteska Papiq, menaxhere e Qendrës së Trajnimit të QDN Shkup, Veton Zekolli, menaxher i projektit të QDN Shkup dhe Sonaj Bilal, koordinatore për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup.

Në ditën e dytë të vizitës studimore, delegacioni vizitoi shkollën fillore të integruar “Loughview” ku u pritën nga Michael McKnight, drejtori i SHFI Loughview. Delegacioni pati mundësi të mësojë më shumë për historinë e shkollës, si dhe të takohet me nxënësit dhe stafin e shkollës. Dita e dytë e vizitës studimore vazhdoi me takimin me Paul Caskey, menaxher i fushatave të Fondit për arsimim të Integruar (IEF). Informacionet e prezantuara para delegacionit ishtin tejet të rëndësishme pët ndarjen e praktikave më të mira rreth mbledhjes së fondeve dhe menaxhimin e fushatave për mbështetetje dhe promovim të arsimit të integruar.

Qendra për Dialog Nansen Shkup falënderon kolegët e Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës së Veriut për mikpritjen dhe takimet e mrekullueshme në shkollat ​​dhe institucionet relevante për fushën tonë të veprimit.