• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Njoftim / Thirrje e hapur

NJOFTIM

Mësimdhënësit të cilët kanë përfunduar nivelin bazik dhe të avancuar të trajnimeve për Modelin Nansen për arsim interkulturor, si dhe tandemët e mësimdhënësve nga shkollat me të cilat QDN Shkup ka një bashkëpunim shumëvjeçar, kanë mundësi në Programet vjetore për punë të shkollave për vitin shkollor 2017/2018, si dhe në programet e tyre vjetore, ti bashkëngjisin  programet sipas të cilave realizohet Modeli Nansen për arsimim të integruar.

THIRRJE E HAPUR

Të nderuar mësimdhënës,

Për shkak të interesimit të shfaqur nga ana e disa mësimdhënësve për implementimin e Modelit Nansen për arsim interkulturor përmes aktiviteteve të lira dhe projekteve, duam të ju informojmë se QDN Shkup do ti përkrah të gjithë mësimdhënësit të cilët kanë përfunduar nivelin bazik dhe të avancuar të trajnimeve, përderisa shfaqin interes për këtë ide në vitin e ardhshëm shkollor.

Realizimi i aktiviteteve të lira apo projekteve për nxënës sipas modelit tonë, nënkupton dhënien në dispozicion të programit tonë për një sekcion të caktuar (në pajtueshmëri me moshën e nxënësve), i cili sekcion është realizuar me grupe të nxënësve që flasin gjuhë të ndryshme dhe janë përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike.

Për mësimdhënësit e shkollave të mesme ekziston mundësia përmes këtij lloji të aktiviteteve të lira të plotësojnë fondet javore të orëve, ndërsa mësimdhënësve të shkollave fillore (grupi klasor dhe klasat e larta) u sugjerojmë ti informojnë drejtoritë e shkollave të tyre për këtë iniciativë, me qëllim që të definohet statusi i këtyre orëve.

Organizimi i këtij lloji të aktiviteteve do të jetë më së shumti me dinamikë prej 1-2 herë në muaj, ndërsa realizues duhet të jetë tandem i mësimdhënësve që flasin dy gjuhë të ndryshme.

QDN Shkup do ti sigurojë të gjitha materialet didaktike dhe punuese të cilat janë të nevojshme për të gjithë tandemët e paraqitur, të cilët në mënyrë të vazhdueshme gjatë tërë vitit shkollor do të marrin pjesë në realizimin e aktiviteteve projektuese.

I lusim të gjithë mësimdhënësit e interesuar, të na drejtohen më së voni deri më 5 shtator, 2017 me qëllim që të bëhet me kohë seleksionimi nga ana jonë dhe të dërgohet me kohë programi vjetor për këtë lloj të aktiviteteve. Gjithashtu, të njëjtin lirisht mund ta dorëzoni edhe në kuadër të programeve vjetore të shkollave të juaja amë.

Me respekt,

Ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup