• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Ndahen diploma për nxënësit e inkuadruar në MNAI në SHFK “Goce Dellçev” Gostivar

Më 7 qershor 2017, QDN Shkup ju ndau diploma nxënësve të inkuadruar në modelin Nansen për arsimim të integruar në SHFK “Goce Dellçev” Gostivar për pjesëmarrjen e tyre aktive në Nansen aktivitetet jashtëmësimore gjatë vitit shkollor 2017/2017.

Nxënësit e klasës së 3-të morën pjesë në sekcionin “Hulumtuesit e vegjël” të zbatuar nga mësueset Mirushe Xhaferi dhe Aneta Kaziovska, nxënësit e klasës së 4-të morën pjesë në sekcionin “Konstruktorët e vegjël” të realizuar nga Luljeta Aziri dhe Jasmina Efremoska, ndërsa nxënësit e klasës së 5-të morën pjesë në sekcionin “Krijimi dhe të shprehurit kretiv” të realizuar nga tandemi i mësimdhënësve Nagihan Snopçe and Gabriela Merxhanoska.