• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Modeli Nansen për arsim interkulturor

Organizohet ekskursion për nxënësit nga SHFK “Goce Dellçev” Gostivar

Më 10 maj 2017, QDN Shkup organizoi ekskursion për 130 nxënës të klasës së 3, 4 dhe 5-të nga SHFK “Goce Dellçev” Gostivar. Nxënësit ishin të shoqëruar nga ekipi i mësimdhënësve të cilët janë përgjegjës për zbatimin dhe realizimin e modelit Nansen për arsimim të integruar: Mirushe Xhaferi, Aneta Kaziovska, Luljeta Aziri, Jasmina Efremoska, Gabriela Merdzanoska dhe Nagihan Snopce.

Ekskursioni me nxënësit është i planifikuar në Nansen Programin vjetor për aktivitete të integruara jashtëmësimore me qëllim të shënimit të përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor. Nxënësit së bashku me mësimdhënësit e tyre e vizituan Planetariumin, Qendrën kreative për fëmijë dhe Kopshtin Zoologjik në Shkup.

For more photos click here.